11/08/2022
18.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fundjava që kaloi pa tubime publike, rekomandimi vazhdon edhe këtë javë, rast të ri të koronavirusit nuk ka

Rekomandimet e vendosura për mbrojtje nga koronavirusi të mos mbahen tubime publike vazhdojnë edhe këtë javë. Fundjavën që kaloi u anuluan tubimet publike, ndërsa u anuluan edhe karnavalet në Prilep dhe Strumicë. Rasti të ri të konfirmuar me koronavirus nuk ka, ndërsa gruaja që gjendet në Klinikën infektive nga java e kaluar pozitive në virusin Kovid-19 është në gjendje të mirë shëndetësore.

Qeveria të premten solli përfundim t’u rekomandohet organizatorëve t’i anulojnë të gjitha takimet publike deri më 6 mars të vitit 2020. Rekomandimi i Qeverisë ka të bëjë me tubimet më të mëdha publike të planifikuara gjatë kësaj periudhe, siç u anuluan Karnavali i Strumicës, Karnavali i “Faljes” në Prilep dhe të gjitha të ngjashmet. Qeveria u rekomandon organizatorëve të ngjarjeve sportive, ndeshjet në periudhën e konfirmuar deri më 6 mars të luhen pa publik. Rekomandimi i njëjtë i Qeverisë ka të bëjë edhe me të gjitha manifestimet më të mëdha argëtuese dhe kulturore-artistike.

Në fuqi janë edhe rekomandimet që kompanitë dhe institucionet të mos u lejojnë të punësuarve të cilët gjatë kësaj periudhe që kanë qenë në Itali që vijnë në punë sepse ato fillimisht duhet të kalojnë 14 ditë izolim shtëpiak – periudha sa zgjat inkubacioni i virusit, si dhe rekomandimet të mos udhëtohet në vendet ku ka epidemi, pa ndonjë nevojë të madhe.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut në e e shqyrtoi informacionin mbi hapat dhe vendimet e radhës në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe konstatoi se të gjitha masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, udhëzimet e Komitetit drejtues për koordinimin dhe menaxhimin në sistemin e menaxhimit të krizave, si dhe monitorimi i vazhdueshëm nga i cili dalin të gjitha masat dhe rekomandimet ditore nga Shtabi i krizave, Komisioni për sëmundjet infektive dhe Instituti i Shëndetit Publik i arritën rezultatet e pritura, që situata e parandalimit dhe kontrollit për të parandaluar përhapjen e padëshiruar të koronavirusit, po realizohen plotësisht.

Qytetarët duhet t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi, mes të cilave është edhe larja e obligueshme dhe e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë edhe atëherë kur nuk shihen që janë të papastra apo të përdoret pastrues për duar që përmban alkool, ndërsa gjatë kollitjes apo teshtitjes të mbrohen goja dhe hunda me shami apo me dorë. Pas përdorimit shamitë të hidhen në korpa të mbyllura, ndërsa gjatë kollitjes apo teshtitjes , si dhe gjatë kujdesit ndaj të sëmurëve të lahen duart detyrimisht. MIA.sn/

Të fundit