28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fundjavë e vazhduar, me orë të vazhduar policore, do të rrimë në shtëpi prej nesër nga ora 11 deri në ora 05 të ditës së martë

Qeveria në seancë dje vendosi që kjo fundjavë e vazhduar të ketë restriksion të rritur për lëvizjen e qytetarëve, gjegjësisht ora policore të zgjatë prej nesër në ora 11:00 deri në orën 05:00 të ditës së martë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të 56-të e plotësoi Vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes në tërë territorin e shtetit me të cilin përcaktohet ndalesë për lëvizje të popullatës dhe automjeteve nga transporti publik me të cilin ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në tërë territorin e shtetit duke filluar nga e diela, 24 maj, në orën 11:00 deri të martën 26 maj në orën 05:00”, qëndron në kumtesën që dje e dërguan nga pres-shërbimi qeveritar.

Sot ndalesa për lëvizje mbetet e njëjta si edhe për ditët tjera, gjegjësisht nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Njëherit, paraprakisht Komisioni për sëmundje infektive deri tek Qeveria ka parashtruar propozim që këtë fundjavë, ora policore të zgjatë nga e shtuna nga ora 19:00 deri të martën në ora 05:00. fb/

Të fundit