19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Furrtarët në konferencë shtypi, do të tregojnë qëndrimin pas vendimit se obligohen të prodhojnë dhe dorëzojnë bukë

Gjatë ditës pritet të shpallet qëndrimi i furrtarëve pas vendimit të mbrëmshëm për përcaktimin e detyrimit të tregtarëve për blerjen dhe shitjen e llojeve dhe sasive të mallrave individuale tek konsumatorët sipas një porosie të caktuar, me të cilin prodhuesit e bukës janë të obliguar që të prodhojnë dhe nxjerrin në treg bukë me çmim të ngrirë, në një sasi prej të paktën 80 për qind të prodhimit në dhjetor të vitit 2022.

Vendimi është ndarë nga Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk dhe ndër të tjera parashikon detyrimin që shitësit me pakicë që shesin bukë në strukturën e blerjes ditore të të gjitha llojeve të bukës të kenë të paktën 80 për qind të bukës me çmimin e ngrirë.

“Sot në Odën Ekonomike do të mbahet një konferencë shtypi ku do ta shpallim qëndrimin”, thonë për MIA-n sot në mëngjes përfaqësues të industrisë së furrës.

Furrtarët thanë dje se vendimi i tyre nga e hëna për të mos furnizuar dyqanet me bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë mbetet në fuqi.

Qeveria të martën mori vendim për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë deri në 450 gramë në 33 denarë. Arsyeja e kësaj mase, siç sqaruan kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrat e Ekonomisë dhe Bujqësisë, Kreshnik Bekteshi dhe Lupço Nikollovski, është mospërmbushja e marrëveshjes nga kompanitë për dorëzimin e subvencionimit të energjisë elektrike, si dhe mbrojtja e “xhepit” të qytetarëve.

Të fundit