28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fushata “Çdo plumb ka njëshënjestër” në Tearcë të Tetovës

  • Në sallën sportive të shkollës fillore “KirilPejçinoviq” në fshatin Tearcë sot u mbajt
    një aktivitet në kuadër të fushatës “Çdo plumb ka njëshënjestër” Qëllimi i
    fushatës së realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Programi i
    Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP është ngritja e vetëdijes për rreziqet
    nga të shtënat në ahengje dhe në përgjithësi nga mbajtja dhe keqpërdorimi i
    armëve të vogla dhe të lehta. Në ngjarjen e organizuar në bashkëpunim me
    Komunën e Tearcës, morën pjesë një numër i madh i nxënësve dhe
    mësimdhënësve, përfaqësues të bashkësive lokale, këshilltarë dhe banorë të tjerë
    të komunës.Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë theksuan se në
    vazhdimësi janë duke ndërmarrë aktivitete për parandalimin, zbulimin dhe
    sanksionimin e shkeljeve të tilla tërendit dhe qetësisë publike.
    Fushata “Çdo plumb ka një shënjestër!””Festo me zemër, jo me armë” zbatohet
    në të njëjtën kohë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë si pjesë e projektit
    “Qasja institucionale e integruar ndërkufitare në luftën kundër tregtisë ilegale të
    armëve dhe armëve të vogla dhe të lehta”. Ky projekt financohet nga qeveritë e
    Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Suedisë, Holandës dhe Norvegjisë
    perms Fondit të Mirëbesimit Multipartner, si dhe mbështetet edhe nga
    BashkimiEvropian.Tv Koha

Të fundit