25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fushata e ASH-së në Tetovë: Për një Komunë pa ryshfet dhe korrupsion

“Për një Komunë pa ryshfet dhe korrupsion! Pa kontrata fiktive e me një administratë efikase dhe profesionale.

Partitë duhet të qëndrojnë jashtë shkollave, e mësimdhënësit të lirë e të vlerësuar.

Më shumë aktivitete sportive dhe kulturore për të rinjtë, më pak dukuri devijante.

Qytet me infrastrukturë adekuate, rrugë të gjera, pa kaos në komunikacion dhe me ambient të pastër.

Me potenciale të shumta rekreative dhe turistike, Tetova do të jetë epiqendër rajonale e turizmit gjatë gjithë vitit.

Të rinjtë ikin në mungesë të rendit dhe perspektivës, t’i ruajma ata që i kemi e t’i kthejmë ata që na mungojnë.

Tetova, qyteti i rinisë! Ne dimë më së miri të ndërtojmë qytetin e së ardhmes. Jepi zë rinisë!”.

Të fundit