17/04/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fushata e BE-së në parkun e qytetit “Blloko urrejtjen. Jepni dashurinë!”

Mesazhi kryesor i fushatës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës – “Blloko urrejtjen. Jepni dashurinë” do të përcillet përmes trëndafilave të kuq, si simbol i dashurisë, me fokus në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit.

Manifestimi publik do të mbahet në Parkun e Qytetit në Shkup, sot nga ora 12:00 deri në ora 14:00, në hyrje të “Shkolkës”. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të rinj aktivistë, fytyra publike dhe mbështetës të fushatës për sensibilizimin dhe informimin e qytetarëve për luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit.

Fushata realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Maqedoninë e Veriut”, i cili është pjesë e programit “Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës.

Të fundit