25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fushatë intensive e fundjavës për zgjedhjet lokale

Po kalon java e parë e fushatës për Zgjedhjet lokale 2021 të caktuara për më 17 tetor. Po intensifikohen aktivitetet partiake dhe të kandidatëve të pavarur për kryetarë të komunave dhe këshilltarë. Për sot janë paralajmëruar disa tubime dhe takime në të cilat qytetarët në 80 komunat dhe Qytetin e Shkupit do të mund t’i dëgjojnë ofertat e kandidatëve partiak dhe të pavarur.

Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja, tubime qendrore do të mbajë në Dellçevë, Vinicë dhe Demir Kapi, VMRO-DPMNE në mavrovë-Rostushë, jegunoc, Tetovë, Bërvenicë, tercë dhe Gostivar, BDI do të jetë në Veles. E Majta në Parkun e Qytetit në Shkup do të mbajë tubim dhe prezantim të kandidatit të pavarur për kryetar të qytetit, petar Georgievski-Kamikaza, të cilin e mbështesin. Qyteti i Gjelbër Human dhe kandidatja për kryetare të Shkupit, Ana Petrovska do të mbajnë takime në Komunën e Shkupit Qendër dhe debat për efikasitetin energjetik. Në Parkun e Qytetit në Shkup prezantim të kandidatëve të vet do të ketë edhe partia Jote. Aktivitete kanë paralajmëruar edhe kandidatët e tjerë për kryetarë të Qytetit të Shkupit.

Partitë politike dhe kandidatët e pavarur programet e veta për zgjedhjet lokale i prezantuan në disa qytete dhe vendbanime. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve të dalin sa më pasivisht në Zgjedhjet lokale 2021 dhe ta japin votën e tyre. Në fokus të fjalimeve të liderëve partiak nuk dominojnë vetëm tema lidhur vetëm me nevojat lokale të qytetarëve por edhe tema lidhur me regjistrimin, sukseset në vitet e kaluara, zgjedhjet e parakohshme, krimin, korrupsionin, krizën shëndetësore për shkak të Kovid-19…

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI e vazhdoi fushatën parazgjedhore në Hasanbeg, ndërsa kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se prioritet i partisë është avancimi i kuadrit dhe shkollimi i tij, si dhe agjenda e gjelbër për jetë më të mirë të qytetarëve.

“Kishim detyrim të zbatojmë dhe punojmë për programin tonë që përcaktonin marrëveshjen ndërkombëtare që nënshkruam, BDI mbi të gjitha unë si drejtues i saj, kam pasur prioritet ngritjen e kuadrove shkollimin dhe specializimin e tyre, sepse kështu kam menduar se i kontribuoj kombit për përballje me struktura në Bruksel e Uashington. Poashtu edhe përballje në institucionet e vendit në drejtimin e shtetit sepse nuk kam dashur të turpërohemi si komb por të tregojmë vlera dhe konkurrencë, sepse gjërat kur punon dhe mbyll kapitullin e trimërisë fillon kapitulli i mençurisë”, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Kryetari i Lëvizjes Besa, njëkohësisht edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale 2021, Bilall kasapi, gjatë vizitës në lagjen Teqe premtoi se gjatë mandatit të tij, krahas angazhimeve të tjera, do të përkushtohet edhe në jetën kulturore-artistike në qytet.

Lëvizja BESA nëpërmjet projekteve konkrete synon ta rritë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ta ul nivelin e papunësisë dhe ta rris standardin jetësor, duke ofruar kushte të volitshme për të bërë biznes, me çka do të hapen vende të reja pune dhe do të stimulohen investimet komplementare. Zhvillimi ekonomik lokal në mënyrë të drejtpërdrejt dhe indirekte do të kontribuojë në rritjen e të hyrave fiskale në komunë.

Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev nga tubimi në Veles ku u prezantua kandidati për kryetar të komunës, Nenad Kociq, foli për sukseset që janë bërë në vitet e kaluraa që me dekada ishin cak i paarritshëm.

“Dje ishte një ditë e madhe në historinë e vendit tonë. Për herë të parë në 20 vjet, shteti kreu një regjistrim të suksesshëm – 1.832.696 qytetarë të regjistruar, pra mbi 99 për qind të qytetarëve. Ky është një sukses i madh. Ne nuk jemi më i vetmi vend në botë pa regjistrim. Ne nuk po kalojmë më nëpër mjegull, por po marrim të dhëna të qarta dhe të sakta mbi të cilat do të bazojmë politikat e ardhshme. Drejtimi është i qartë me më të mirët që ne po ecim përpara”, tha Zaev.

Në këto zgjedhje ne po dalim me zgjidhje për problemet në nivelin lokal, shtoi Zaev, të cilat do të përmbushen plotësisht dhe ju e dini që do të ndodhë, sepse LSDM -ja ka dëshmuar se është duke punuar në zgjidhje, dhe zgjidhjet për Velesin janë Nenad Kociq dhe ekipi i tij.

Zaev theksoi se angazhimi, përgjegjësia dhe vizioni i Kociqit janë garancia që Velesi do të vazhdojë të zhvillohet.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimet në Manastir, e paraprakisht edhe në Demir Hisar, kërkoi nga qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të sjellin vendim për ndryshime.

“Guxim është të luftosh për lumturinë e popullit tënd që ky vend të mos qarkullon në qarkore, 30 vjet në qarkore të mbyllur, por gjithashtu të mos lejojë poshtërimin e popullit”, theksoi lideri i opozitës VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në tubimin e djeshëm në Manastir.

Duke prezantuar kandidatin për kryetar të Manastirit nga radhët e VMRO DPMNE-së, Mickoski tha se Toni Konjanovski është njeri esnafi dhe pa njollë në jetën e tij.

Fushata zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021 filloi më 27 shtator, ndërsa duhet të përfundojë më 15 tetor.

Të fundit