Fushatë kundër përdorimit të mjeteve piroteknike për festat e fundvitit – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Fushatë kundër përdorimit të mjeteve piroteknike për festat e fundvitit

Vit të lumtur  dhe të sigurt 2020 në shoqëri familjare dhe miqësore” është fushata që e filluan Sektori për Parandalim të SPB Shkup në bashkëpunim me Kryqin e Kuq me qëllim të ngritjes së  vetëdijes për pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Për këtë qëllim është zbatuar ushtrim simulues në oborrin e SHMP “Jahja Kemal” ku nxënësit janë njoftuar me pasojat e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike dhe me dhënin e ndihmës së parë gjatë lëndimeve të këtilla.

Një ndër qëllimet e simulimit ka qenë t’u dërgohet apel prindërve të punojnë me fëmijët e tyre dhe t’u tregojnë për pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike.MEDIAL.mk

Related posts

Nuk ka festim të Vitit të Ri në sheshet e qyteteve të Maqedonisë

Televizioni Koha

Zaev: Hyjmë në fazë kritike në luftën kundër coronavirusit

Televizioni Koha

Tre viktima dhe 127 raste të reja me Covid-19, Tetova me 10 raste të reja

Televizioni Koha

Leave a Comment