26/05/2022
23.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ganiu: Nuk është në rregull për shkollat dhe ndriçimin rrugor të paguhet me tarifë industriale

Komunat në Maqedoni hasën në shumë probleme përshkak krizës aktuale.

Problemi kryesor me të cilat përballen komunat sipas kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, është energjia elektrike, informon Zhurnal.

Ai sot në “Utrinski Brifing” u deklarua se edhe qeverisja lokale haset me shumë probleme. Komuna e Çairit sipas tij ka 10 shkolla fillore ndërsa harxhimet për ato shkolla i ka mbi super komuna, dhe harxhimet e energjisë elektrike ai shprehet se janë shtrenjtuar për pesë fish dhe kjo paraqet një barë të rëndë.

“Edhe ne në qeverisjen lokale përballemi me probleme, sepse disa komuna rurale ndoshta nuk do të kenë mjete as për paga sepse të gjitha mjetet shkojnë në harxhime. Problemi kryesor është energjia, por kemi dhe shumë ingerenca tjera siç është dhe mirëmbajtja e shkollave. Në Çair kemi dhjetë shkolla fillore dhe faturat e rrymës janë shtrenjtuar për pesë herë që është harxhim i madh”, thotë GAniu.

Ai shprehet se pas konstituimit të BNJVL, është kërkuar takim me Qeverinë dhe për një periudhë të shkurtër ky takim u mbajt. Në këtë takim kryetarët e komunave kanë paraqitur problemet e tyre, ndërsa ministrat kanë kërkuar disa ditë që t’i shqyrtojnë punët. Por sipas Ganiut, që nga ky takim kanë kaluar tanimë dy muaj.

“Ne i kuptojmë edhe ministrat, por kriza është e madhe. Duhet të takohemi përsëri këto ditë dhe të zgjidhim problemet. BNJVL është partner i Qeverisë dhe çdo kërkesë e jona duam të unifikohet”, thotë ai.

Kryetarja e BNJVL, njëherit dhe kryetare e Qytetit të Shkupit, DAnella Arsovska, ka informuar anëtarët për komunikim me Qeverinë.

“Ne kemi shembull që në mandatin e kaluar, pushteti qendror disa komunave ua mbuloi harxhimet që ishte një lehtësim i madh. Ne sa po mundemi po kursejmë, por ka dhe fakte. Përshembull për shkollat dhe ndriçimin rrugor paguhet energji indsutriale dhe nuk bëhet fjalë për institucione profitabile”, thotë Ganiu.

Ganiu shton se ka gatishmëri në mënyrë konstruktive të bisedohet me Qeverinë sepse bëhet fjalë për interesin e qytetarëve. Pushteti qendror ka qasje deri te buxhetet dhe duhet së bashku të shqyrtojmë ku QEveria mund të ndihmojë, dhe ku ne mund të heqim dorë nga disa mjete. Gnaiu thotë se është e rëndësishme të ketë vullnet të mirë nga të dyja palët sepse vetëm kështu mund të tejkalohet kriza./Zhurnal.mk

Të fundit