29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Garë ndërkombëtare me parashutë këto tre ditë në Kodrën e Diellit

Klubi i parashutistëve “Luboten” nga Tetova prej sot deri të dielën është nikoqir i garës ndërkombëtare të parashutistëve. Garuesit vijnë nga tetë vende, ndërsa do të fluturohet në kategorinë FAI2 në fluturime disiplinore. Do të fluturohet nga vendi Repetitori në Kodrën e Diellit.

“Garuesit këto ditë do të varen nga kushtet meteorologjike, ndërsa nëse përmirësohen kushtet fluturimi do të jetë në orën 11:00, ndërsa ulja në orën 12:00. Në fillim të Kodrës së Diellit do të ketë ekip teknik, i aftë për ndihmë gjatë uljes dhe ndihmë tjetër gjatë nisjes. Meteo të dhëna do të shfrytëzohen nga Meteo-shërbimi i Aeroportit të Shkupit, Drejtoria për hidro-meteorologji”,informon Vlladimir Radiçevski nga klubi “Luboten”.

Janë paraparë tetë fluturime me drejtime të udhëzuara. Drejtimi më i gjatë është nga fillimi i Kodrës së Diellit deri në majën e Lubotenit dhe mbrapa deri në Tetovë. Vendi i paraparë për ulje në rast të fluturimit të pasuksesshëm është hapësira në nënkëmbëzën e Malit Sharr, midis Tetovës dhe Reçicës së Madhe.

Të fundit