• Home
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Gashi: Kandidati për president duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët
Maqedoni

Gashi: Kandidati për president duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët

Lideri i “Alternativës” Afrim Gashi pasdite deklaroi se sot kanë pasur takim të mirë dhe të frytshëm me kryeministrin dhe kryetar i LSDM-së Zoran Zaev, ndërsa temë kryesore kanë qenë zgjedhjet presidenciale dhe bëhet përpjekje që të gjendet kandidat i përbashkët i cili do të ishte i pranueshëm për të gjithë qytetarët.“Ne fillimisht e përshëndesim këtë nismë. Mendoj se për herë të parë në shtet na ndodh të zgjidhet president dhe të bëhet përpjekje që ai kandidat të jetë sa më i pranueshëm nga të gjithë qytetarët. Vetë përpjekja që krijohet për ardhje deri te ky ambient mendoj se është për t’u përshëndetur dhe se si “Alternativë”, subjekt politik dhe partner në Qeveri, dështojmë të kontribuojmë në këtë proces dhe bashkërisht të vijmë deri te ai kandidat”, tha Gashi.
Në këtë fazë, siç tha, mendojmë vetëm për parametrat, parimet, kriteret të cilat do të duhej të analizohen që të vihet deri te ai kandidat. Gashi konsideron se në ditët e ardhshme shumë shpejt do të duhet bashkërisht të vijnë deri te ai kandidat.

“Ne kemi përcaktimet tona. Dëshirojmë që kandidati të jetë sa më i pranueshëm nga të gjithë qytetarët. Jo se nuk kemi edhe opsione të tjera, por duam dhe ne të kontribuojmë të vihet deri te ai kandidat i përbashkët. Nëse arrihet sukses – mirë, nëse jo, normalisht dhe si parti politike do të marrim vendime në organet tona. Nëse nuk përmbushen kriteret që ne do të donim t’i përmbushë ndonjë kandidat presidencial, atëherë do të sjellim zgjidhjen tonë” deklaroi Gashi në Klubin e deputetëve pas takimit me Zaevin.

Është me rëndësi, siç tha, të përshëndetet procesi i shtrirjes së dorës dhe për herë të parë në shtet të zgjidhet president i cili do të ishte më përfaqësues për të gjithë qytetarët dhe i pranueshëm për të gjitha komunitetet etnike, religjioze dhe të tjera.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Gashi tha se në takim nuk kanë folur për emra konkretë. Shtoi se kriteret për të cilat kanë folur parimisht janë se duhet të zgjidhet person i cili ka qenë i kujdesshëm në të kaluarën, në kuptimin politik që, siç tha, nuk kanë dhënë deklarata “të dëshpëruara”, nuk ka pasur ndjenja negative, ndaj asnjë komuniteti. veçanërisht për ne në këtë rast është me rëndësi ndaj shqiptarëve, sepse ne duhet t’i motivojmë votuesit tanë.

“Duam, siç tha, së pari LSDM-ja si parti më e madhe politike të nxjerrin analiza të veta, të shohim çfarë analizash kanë bërë ata dhe ne pastaj ta japim mendimin tonë për ato kandidatë. Ne kemi mendim për kandidatë të caktuar, gjithsesi, por në këtë fazë mendojmë se ende është herët të jepen kualifikime për kandidatë të caktuar.

Gashi tha se do të ishte më e pranueshme që kandidati presidencial të jetë person jopartiak dhe shtoi të pritet dhe të shihet cili person do të ishte i pranueshëm te qytetarët.

Related posts

Përleshje me thika në Tetovë

Televizioni Koha

Taravari: Gostivari u godit sërish rëndë, vendim flagrant i Qeverisë menjëherë pas tragjedisë!

Televizioni Koha

Polici Izet Demaj sot do të festonte ditëlindjen e 43-të

admin-tvkoha

Leave a Comment