24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gati 50 mijë mërgimtarë nga Maqedonia janë vetregjistruar në regjistrimin e popullsisë

Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika deri sot në ora 08:00 gjithsej janë regjistruar 49.837 mërgimtarë.

Regjistrimi bëhet me numrin amë, email adresë e cila verifikohet dhe me numër telefoni.

Nga Enti Shtetëror për Statistika shprehen se vetregjistrimi është sipas Metodologjisë.

Ndryshe, faza e parë e regjistrimit filloi më 1 mars me regjistrimin e punonjësve në përfaqësitë diplomatike konsullore dhe familjet e tyre, regjistrimin e mërgatës, ushtarët që ndodhen jashtë, të burgosurit dhe të pastrehët.

Regjistrimi do të zgjasë deri më 21 prill atëherë kur zyrtarisht duhet të përfundojë regjistrimi i cili nisën më 1 prill./Telegrafi/

Të fundit