20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Gazeta ekspres”: Anëtarë të Aleancës për Shqiptarët do të themelojnë Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut

Disa mbështetës të Aleancës për Shqiptarët (AA) do ta realizojnë idenë e liderit të partisë në pushtet deri para pak kohe në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosja (VV), Albin Kurti për shtrirjen e këtij subjekti politik edhe në Maqedoninë e Veriut, pohon portali “Gazeta ekspres” i Prishtinës.

Sipas portalit, personi i cili do t’i nisë aktivitetet për formimin e VV-së në Maqedoninë e Veriut është profesori dhe analist politik Arsim Sinani, ndërsa midis nismëtarëve përmenden edhe Bekim Qoku, ish deputet i Partisë Demokratike Shqiptare (PDH), ndërsa tani anëtar i ASH-së së Ziadin Selës.

VV ka degë në Shqipëri, ndërsa paralajmërimin se do të shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut, në tubimin më 12 qershor në qendër të Prishtinës me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të vendit dhe 15 vjetorit të themelimit të partisë, e publikoi lideri i saj Kurti.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, ish kryeministri i Kosovës para disa mijëra mbështetësve, porositi se “VV i fitoi zemrat e të gjithë shqiptarëve” dhe se “Vetëvendosje do të ketë edhe në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, në diasporë dhe gjithandej”.

Në reagimet e para për këtë deklaratë, Bashkimi Demokratik për Integrim porositi se “skena politike është e hapur, por vota shqiptare është mjaft e copëtuar dhe se ardhja e tyre, do të mundësonte edhe më shumë copëtimin e saj”. Nga Lëvizja BESA deklaruan se nuk kanë dëgjuar për një iniciativë të tillë, por edhe nëse ka është “e drejtë legjitime dhe demokratike që të garohet në një proces zgjedhor”. ASH-ja e Selës të cilën vetë Kurti personalisht e mbështeti në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, duke i thirrur qytetarët të votojnë për atë, atëherë shtrirjen e VV-së e vlerësoi si “lajm të mirë” duke i uruar mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut. ia/ar/

Të fundit