“Gazeta Zyrtare” e Maqedonisë ka ndarë 1.6 milionë euro për përballje me coronavirusin – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

“Gazeta Zyrtare” e Maqedonisë ka ndarë 1.6 milionë euro për përballje me coronavirusin

Ndërmarrja Publike “Gazeta Zyrtare” e Republikë së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të Këshillit Drejtues, ka ndarë mjete të konsiderueshme nga puna e saj dhe vendosi në Buxhetin shtetëror të paguajë 100.000.000 denarë apo 1,6 milionë euro, si mbështetje me krizën e shkaktuar nga virusi Covid-19.

“Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, NP Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si institucion me përgjegjësi shtetërore vendosi këto mjete ti paguajë në Buxhetin e Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe në suaza të masave antikrizë, t’ia vë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e NP “Gazeta zyrtare” e RMV-së.

NP “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut sinqerisht shpreson se me këtë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare do t’i ndihmojë shtetit për zbutjen e efekteve nga kriza e imponuar ekonomike, por edhe qytetarëve për përballje më të lehtë me sfidat në këto kohëra të vështira.

Related posts

Gulf Oil dhuroi naftë me vlerë 1.200.000 denarë në Manastirin Bigorski, “St. Gjon Pagëzori ”, dhe për manastirin e grave“ Rajcica ”

Televizioni Koha

Micotakis: Evropa edhe krahas përmbajtshmërisë, i mban dyert e hapura për Ballkanin Perëndimor

Televizioni Koha

BURRI NGA KLINA PLAGOS ME DY PLUMBA BASHKËSHORTEN, DUKE E DËRGUAR NË SPITAL AKSIDENTOHET ME MAKINË

Televizioni Koha

Leave a Comment