19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gazetari i “La Verita”: Dëshiroj të nxisë luftë kundër korrupsionit në Maqedoni

Në profilin e tij në Facebook, duke shpjeguar arsyet e postimit të videove, gazetari italian me prejardhje sllovene, Laris Gajser publikoi pjesën e dytë të matrialeve të tij mbi rastin “Reket” dhe mbi korrupsionin në Maqedoni.

Ai në statusin e tij të rradhës në Facebook dëshiron të tregon se qëllimet e tij janë të sinqerta, dhe se dëshira e tij e vetme është të nxisë luftë kundër korrupsionit dhe luftë për një gjyqësor të pavarur. Ai gjithashtu kritikon qëndrimin e BE-së ndaj Maqedonisë dhe thotë se tashmë është koha që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk jam i pasur. Unë nuk kam burime të mëdha financiare që të kryej revolucione eksperimentale. Ashtu si miqtë e mi në “La Verita” e urrej marrëzinë dhe manipulimet. Besojmë në inteligjencën dhe lirinë njerëzore. Që të dy këto gjithmonë e gjejnë një mënyrë për të notuar mbi sipërfaqe dhe mbizotërojnë. Edhe pas periudhave të gjata të poshtërimit. Shpresa ime sot është që përmes raporteve të mia të inkurajoj gjyqtarët e mirë, ata që janë ende të pavarur, të lirë, besimtarët e vërtetë në rëndësinë e sundimit të ligjit, të vazhdojnë të hulumtojnë dhe ta bëjnë Maqedoninë një shembull të ndritshëm të një vendi stabil!” shkruan mes tjerash, Gajser.

Të fundit