18/04/2024
6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gërkovska: Sistemi gjyqësor është hallka më e dobët në luftën kundër korrupsionit

Zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë Sllavica Gërkovska, e cila është në mëngjesin e lutjeve në Uashington, thotë se duhet bërë ende shumë në luftën kundër korrupsionit, qytetarët duhet të shohin të rezultate të dukshme dhe rezultat përfundimtar të luftës kundër korrupsionit.

“Edhe më shumë duhet bërë nga ajo që është bërë dhe qytetarët duan të shohin rezultate të dukshme, të kenë efekt dhe rezultat përfundimtar të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dobësia më e madhe është në sistemin e drejtësisë. Nëse nuk ka përfundim në një rast, mesazhi, që po dërgohet në shoqëri është i gabuar. Gjykatësit dhe prokurorët gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sikurse edhe zyrtarët e tjerë që i nënshtrohen të njëjtave ligje”, thotë Gërkovska në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase.

Lidhur me deklaratën e saj se nuk e përjashton Qeverinë nga përgjegjësia, as institucionet, thotë se hallka më e dobët është sistemi gjyqësor.

“Sistemi gjyqësor është hallka më e dobët. Pavarësia e institucioneve duhet të jetë një detyrim shtesë për përgjegjësi dhe transparencë para qytetarëve, për vendimet të cilat po merren nga sistemi gjyqësor. Shembujt aktualë që i kemi parë janë shembull i keq se si duhet të duket ligji apo të sillet njësoj për të gjithë”, thotë Gërkovska.

Në lidhje me atë nëse ka informacione se kush është në listën e zezë të sanksioneve të SHBA-së për aktorët e korruptuar në politikë, thotë se sanksionet nuk janë gjithmonë vetëm për politikanët, por në përgjithësi për të gjithë që meritojnë sipas kritereve të jenë në atë listë.

“Kjo është një ndihmë e madhe për shtetet në botë, sepse këto janë sanksione që SHBA-ja i përdor si instrument që kontribuon në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sanksionet nuk janë gjithmonë vetëm për politikanët, por në përgjithësi për për të gjithë që e meritojnë sipas kritereve të jenë në atë listë. Ne duhet të jemi të fokusuar në detyrat tona të brendshme. Vendimet që merren, funksionimi i institucioneve, efikasiteti dhe transparenca është detyra jonë e brendshme.

Në lidhje me indeksin e perceptimit të korrupsionit në sektorin publik të “Transparensi interneshënëll”, sipas të cilit vendi ka 40 pikë indeks, që është vetëm një më shumë se vitin e kaluar, thotë se është mirë që ka progres, edhe nëse siç thotë, minimal.

Të fundit