29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gëzimi ju kthye në tragjedi, erdhën nga Anglia se do fejonin vëllain por përfundojnë nën gërmadha

Nëna, babai, dhe dy djemtë e familjes Çupi këtë javë do të mblidheshin në shtëpi në Thumanë, në njërin nga pallatet e shembura sepse do të fejohej Nikolin Çupi. Nikolini ishte kthyer nga Greqia një javë më parë, për të vënë unazë në gisht.

Për të qenë i pranishëm në fejesën e të vëllait kishte ardhur nga Anglia edhe Keli i cili humbi jetën. Ai qëndroi nën rrënoja për 17 orë me radhë, jepte shenja jete, kërkoi edhe ujë, ishte në komunikim të vazhdueshëm me forcat operacionale, por humbi jetën për shkak të hemoragjisë cerebrale.

Nëna e tij Lute Çupi dhe babai Hajredin Çupi kanë humbur po ashtu jetën. Ndërsa trupi i pajetë i Lutes është nxjerrë nga rrënojat, ende vazhdojnë kërkimet për Hajredin Çupin.

Djali tjetër Nikolin Çupi është gjallë.

Të fundit