25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gir në Ohër: Do t’i mbroni ndërtimet pa leje apo bukuritë natyrore, zgjedhjen e bëni ju

Është në dorën tuaj të vendosni nëse do t’i përkushtoheni mbrojtjes së rajonit të Ohrit apo ndërtimeve pa leje. Një mesazh të tillë e ka dërguar euroambasadori David Gir. Kjo vjen menjëherë pas misionit të paralajmëruar monitorues të një ekipi të UNESCO-s në rajonin e Ohrit dhe vendimit nëse Ohri do të jetë në listën e zonave të rrezikuara.

“Sa i përket vetë rekomandimeve të UNESCO-s, ju keni dy vizione të ndryshme në lidhje me këtë vend. Vizioni i parë është ruajtja e gjithë trashëgimisë natyrore dhe kulturore që gjendet me shumicë në këtë rajon dhe vend ku mund të zhvillohet turizmi, njerëzit të jetojnë dhe të ruajnë të gjithë pasurinë e tyre. Dhe sigurisht që ka një vizion tjetër, e ai është zhvillimi i egër dhe ilegale, apo ndërtimet e egra, një vizion që do të shkatërrojë gjithë atë që ne duam ta ruajmë, e ajo është trashëgimia natyrore dhe kulturore që ekziston këtu”, u shpreh Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Shoqëria civile beson se urbanizimi i pakontrolluar mbetet një problem madhor.

“Ne, si organizata të shoqërisë civile rreth 20, do të paraqesim një iniciativë në UNESCO, një masë, sipas ligjit, për heqjen e kompetencave të këshillit të qytetit të Ohrit për urbanizimin për ndërtesat e larta, jo për ndërtesat individuale, si një nga masat. Sipas ligjit përgjegjësinë le ta marrë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në një nivel më të lartë. Ne do të propozojmë kompetenca këshillit të komunës t’i hiqet për 5 vjet”, tha Nikolla Kiselinov – aktivist civil.

Në shtator të këtij viti, UNESCO në seancën e 45-të në Kinë duhet të vendosë për raportet që do të përgatisë misioni monitorues. /Alsat.mk

Të fundit