Gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në Mavrovë - Tv Koha
Kronika e Zeze Lajmi i Ditës Maqedoni

Gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në Mavrovë

Dje në orën 14:50 në rrugën rajonale Gostivar-Mavrovë ka ndodhur një aksident i rëndë në komunikacion.

Në aksident morën pjesë dy vetura, “Opel Korsa” me targa të Shtipit drejtuar nga V.M. (50) nga Sveti Nikolla dhe një “Rover” me targa të Tetovës drejtuar nga I.R. (47) nga Tetova.

“Në aksident, shoferi V.M. mori lëndime të rënda, ndërsa udhëtarët e të njëjtit automjet L.M. (37) dhe dy fëmijë të moshës pesë dhe tre morën lëndime, poashtu edhe shoferi I.R. dhe udhëtarët e së njëjtës automjet R.R. (43)”, deklarojnë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektim nga policia e Gostivarit./Telegrafi/

Related posts

VIDEO/Jusuf Vrioni: Teatri duhej shembur, është ndërtuar me material që jeton 25 vjet

Televizioni Koha

Aleanca për Shqiptarët: MBP-ja dhe prokuroria ta hetojnë mosrespektimin e orës policore gjatë festave të Pashkëve

Televizioni Koha

Katica Janeva jep dorëheqje të parevokueshme

Televizioni Koha

Leave a Comment