25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjashtë të vdekur nga ortekët në Austri

Policia austriake ka njoftuar se gjashtë persona kanë vdekur pasi janë zënë nga ortekët në dy incidente të ndryshme.

Së paku pesë persona u goditën nga një ortek i madh të dielën në mëngjes. Viktimat ishin pjesë e një grupi që ishin duke u ngjitur në vargmalet Dachstein.

Policia lokale tha se pesë trupa janë nxjerrë nga bora e ortekut, i cili filloi të shembej nga një lartësi mbidetare prej 2800 metrave. Autoritetet raportuan se viktimat janë nga Republika Çeke.

Ndonëse policia beson se nuk ka trupa të tjerë, ekipet e shpëtimit po i vazhdojnë kërkimet në disa zona të tjera, tha njëri prej zyrtarëve për një agjenci austriake të lajmeve.

Në një rast tjetër, një polic 33-vjeçar u mbyt nga orteku në rajonin Carinthia, afër Majës Grossglocker.

Policia lokale tha se pjesëtari i saj vdiq gjatë kohës kur ishte duke marrë pjesë në ushtrime trajnuese, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ortekët janë mjaft të shpeshtë në malet e Austrisë. Në janar të vitit të kaluar, një djalë 16-vjeçar u mbyt nga orteku përderisa po skijonte.

Të fundit