25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjashtë viktima dhe 182 raste të reja me COVID-19 në Tetovë 23 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1348 testime për coronavirus, ndërsa 182 raste kanë rezultuar pozitiv.

Pre tyre 107 janë nga Shkupi, 14 nga Kumanova, 23 nga Tetova, 4 nga Shtipi, 5 nga Struga, 2 nga Manastiri, 6 nga Ohri, 4 nga Gostivari, 13 nga Resnja dhe nga një në Strumicë, Koçan, Berovë dhe Negotinë.

MSH informon se kanë ndërruar jetë edhe gjashtë persona, prej tyre dy nga Tetova, dy nga Shkupi dhe dy nga Kumanova.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe 33 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 4664, prej të cilëve 1836 janë shëruar, ndërsa 216 kanë ndërruar jetë.

Të fundit