20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjatë fundjavës erë e fortë, reshje të herëpashershme shiu , rënie temperaturash

Gjatë fundjavës do të ketë rritje të vranësirave, do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor në disa vende me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, ndërsa moti do të mbetet relativisht i ngrohtë, njofton Administrata për Çështje Hidrometeorologjike.

Nga e diela kah fundi i ditës dhe gjatë javës së punës, nën ndikimin e një sërë dallgëzimi të lagësht do të ketë reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ndryshëm, ndërsa në malet më të larta do të bie borë.

Në orët e natës drejt së hënës reshjet lokale do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruar me bubullima. Temperatura ditore nga e hëna do të jetë në rënie.

Të fundit