29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendet drogë në Manastir dhe Prilep, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pasi sot janë kapur me drogë nga policia e Maqedonisë ë Veriut, dy nga Manastiri dhe një nga Prilepi ku sipas MPB-së janë privuar nga liria kurse droga është konfiskuar.

”Më datë 18.10.2022, në rrugën “Partizanska” në Manastir, nga ana e punonjësve të policisë kriminale në RSH Manastir, u është hequr liria V.I.(47) dhe G.T.(46), të dy nga Manastiri për shkak se kanë qenë të kapur me drogë ku ju është gjetur dhe konfiskuar, përcjellë Klan M. Me datë 18.10.2022 në ora 01:10 nga rruga “Vojvodinska” në Prilep, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Prilep, e kanë privuar nga liria RS (20) nga Prilepi, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar materie e bardhë.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të vijojnë denoncimet përkatëse”, thonë nga MPB.

Të fundit