Gjendja e rrugëve - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Gjendja e rrugëve

Qarkullimi nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dëborës me intensitet të lehtë ka në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë, si dhe në qafat malore Presekë dhe Strazhë. Shikueshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës nga 20 deri në 50 metra ka në qafat malore Presekë dhe Pletvar.

Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ato që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB, ndërsa me mendimin paraprak nga ana e shtabit kryesor koordinator.

Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Viktoria Invest DOO Dega Elbasan Shkup po kryen punime ndërtimi në autostradën Kërçovë – Ohër, seksionet 4 dhe 5. Në aksin 5 Podmolje – Ohër km.5 + 861 në km.9 + 835 do të ketë një ndryshim të regjimit të trafikut, të shënuar në mënyrë adekuate me shenja të trafikut. Ndryshimi fillon në 20.03.2020. dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punës që ka identifikuar nevojën për ndryshim.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Aksi rrugor P2332 Ohër – Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë (lidhur me P1307 Dogana – në lidhje me A3 dhe P1301 – Tërpejca) prej 15.11.2019 deri 01.04.2020 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.

Nga 31.01.2020 do të fillojë zbatimi i aktiviteteve ndërtimore gjatë vendosjes së kandelbarëve (ndriçimit elektrik) në aksin magjistarl A1 aksi rrugor Veles – Negotinë, unaza Veles-Jug në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve, për çka do të bëhet ndryshim i regjimit të komunikacionit.

DIGITAL SHPKNJP Strumicë njofton për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në aksin shtetëror A1, aksi Demir Kapit – Smokvicë, gjatë zbatimit të punimeve ndërtimore – ndriçimit elektrik në tunelit Demir Kapi në rrugën shtetërore, në pajtim të miratimit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Kohëzgjatja është në periudhë prej 3 muajve llogaritur nga dita e dhënies së pëlqimit për punimet (02.01.2020

Shoqëria Asfalt SHPKNJP Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për ndërtim të sistemit elektronik për pagesë të stacionin pagesor Demir Kapi në periudhën 03.09.2019 deri më 02.03.2020 në rrugën magjistrale A1 aksi Negotinë – Gjevgjeli, stacioni pagesor Demir Kapi, qarkullimi do të zhvillohet konform Miratimit për regjim të përkohshëm të qarkullimit nr.11-rr.128/4 deri më 03.09.2019 të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Strabag AG njofton se kryen aktivitete ndërtimore në rrugën ekspres A4 pjesa Shtip – Radovish. Rekomandohet që shoferët të vozitin me kujdes në këtë pjesë dhe ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor.

VK Ilinden-Strugë njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore, ndërtimit të mbikalimit për ZZHTI Strugë në aksin rrugor A2 f. Podmole – Strugë do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit. Në vendin e ngjarjes do të vendoset sinjalizim i duhur rrugor.

Qendra Informative

Related posts

Shekerinska: Presim që këtë vit tërësisht të fillojnë negociatat me BE-në, momentalisht prioritet është përballja me epideminë

Televizioni Koha

Ahmeti flet për situatën aktuale emergjente, tani nuk na duhen zgjedhje

Televizioni Koha

Prej nesër pasdite reshje të reja të shiut, për fundjavë reshje më të rrëmbyeshme me bubullima

Televizioni Koha

Leave a Comment