11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja e rrugëve

Për shkak të vendosjes së shtresës asfaltike (asfaltim) në rrugën Rajonale R1102, Veles-Gradsko, nga 26 tetor 2023 deri më datë 01.11.2023, në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 18:00, do të mbyllet për qarkullim pjesa nga pompa e benzinës “Dadi Kompani” deri tek pompa e benzinës “Hiv”.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM – Qendra informative

Të fundit