23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në botë 20.4.2020

Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 20.04.2020

 

Janë testuar gjithsej 207 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 7 ose 3,4% e të testuarve.

Raste janë regjistruar në 3 qytete, Tetovë, Kumanovë dhe Koçan (n=22). (Tabela 1).

Таbela 1. Numri i të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 20.04.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Tetovë 3 0
Kumanovë 2 0
Koçan 2 0
Strugë 0 1
Gjithsej 7 1

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 4 janë femra dhe 3 janë meshkuj.

Në spital është shtruar 1 person, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Tek 3 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 6 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 24 persona që kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Në spitalin 8 Shtatori ndërroi jetë një person 70 vjeçar nga Struga, tek i cili janë konfirmuar komorbiditete dhe i cili ka pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 20.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.231 raste me  COVID-19 (I=59,5/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë, Dibër dhe Tetovë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Gjithsej 1.231 59.5 55 4.5%
Shkup 411 66.5 9 2.2%
Kumanovë 340 238.3 14 4.1%
Prilep 117 122.7 4 3.4%
Tetovë 60 30.0 4 6.7%
Veles 59 89.0 3 5.1%
Strugë 55 81.1 12 21.8%
Dibër 51 183.8 4 7.8%
Shtip 34 64.5 2 5.9%
Koçan 28 58.4 1 3.6%
Manastir 17 16.7 0 0.0%
Ohër 15 26.7 0 0.0%
Gostivar 13 10.9 0 0.0%
Kavadar 4 9.3 1 25.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Kriva Pallankë 4 16.7 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 33.3%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0%
Makedonski Brod 2 17.9 0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0%
Negotinë 2 8.5 0 0.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0%
Pehçevë 1 20.0 0 0.0%

 

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 238,3 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, ndërsa në Prilep është 122,7/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Veles, Shtip, Koçan dhe Shkup (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 584 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 647 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 56,3/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 62,7/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 45 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 255 (20,7%), si dhe edhe incidencë më e lartë – 76,6/100.000. Tek personat mbi 60 vjet është regjistruar një incidencë  64,7/100.000 me 248 raste. Incidencë më e ulët, 21,8  dhe 20,4 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe 10-19 vjet, ku janë regjistruar 50, gjegjësisht 51 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.231)

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=1.231)

Nga rastet e raportuara, 21,2% (n=261) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (64,5%), kollë (53,7%), debulesë (33,5%), ethe (18,4%), dhimbje koke  (16,9%), dhimbje e fytit (15,9%), vështirësi në frymëmarrje (14,4%), ndërsa 34,6% ose 426  e personave janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 335 (27,2%)  kanë edhe sëmundje kronike, 223 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 67 janë me sëmundje kronike të mushkërive,67 janë me diabet, 16 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  55 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 128 (49,0%)  janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 210 (17,1%)  raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 952(77,3%)  janë raste aktive, 224(18,2%)  persona janë të shëruar, dhe 55 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeje është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=39) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 10,2/100.000 banorë. Tek 42 (76,4%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

93 (7,6%)  janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 725 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 12.340  materiale, 1.231 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 4.476 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=12.340)

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 12.340 1.231
ISHP- Virusologjia 8.355 1.039
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 278 15
Avicena (skrining) 276 15
Biotek (privat) 487 28
Klinika Zhan Mitrev (privat) 2827 128
Sistina (privat) 117 7

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:

Në territorin e të gjithë vendit në datë 18.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Lëvizja   e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 20.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 2.314.621 (72.846 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 157.847 (5.296 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 214

 

Rajoni i OBSH-së Evropa

    • Raste të konfirmuara – 1.149.071 (26.882 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 103.586 (2.648 raste të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Америка
    • Raste të konfirmuara – 858.631 (36.771 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 40.615 (2.357 raste të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 132.438 (326 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.648 (27 raste të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 129.433 (4.742 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.048 (140 raste të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 29.576 (2.257 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 1.275 (90 raste të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 14.760 (868 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 662 (34 raste të reja)

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

 

 

 

  • Si ta mbroni veten

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

 

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

 

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

0800 002 03

Shkup,21.04.2020

 Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik

 

 

Të fundit