29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në botë 21.4.2020

Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 21.04.2020

Janë testuar gjithsej 660 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 28 ose 4,2% e të testuarve.

Raste janë regjistruar në 6 qytete, Shkup, Tetovë, Kumanovë, Prilep, Veles dhe Vallandovë (n=22). (Tabela 1).

Таbela 1. Numri i të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 21.04.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 11 1
Prilep 9 0
Veles 3 0
Tetovë 2 0
Kumanovë 2 0
Vallandovë 1 0
Gjithsej 28 1

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 15 janë femra dhe 13 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 6 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Tek 7 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 17 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 48 persona që kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Në spitalin 8 Shtatori ndërroi jetë një person 51 vjeçar nga Shkupi, tek i cili janë konfirmuar komorbiditete dhe i cili nuk ka pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 21.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.259 raste me  COVID-19 (I=60,8/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 25 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Prilep ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Gjithsej 1.259 60.8 56 4.4%
Shkup 422 68.3 10 2.4%
Kumanovë 342 239.7 14 4.1%
Prilep 126 132.2 4 3.2%
Tetovë 62 31.0 4 6.5%
Veles 62 93.6 3 4.8%
Strugë 55 81.1 12 21.8%
Dibër 51 183.8 4 7.8%
Shtip 34 64.5 2 5.9%
Koçan 28 58.4 1 3.6%
Manastir 17 16.7 0 0.0%
Ohër 15 26.7 0 0.0%
Gostivar 13 10.9 0 0.0%
Kavadar 4 9.3 1 25.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Kriva Pallankë 4 16.7 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 33.3%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0%
Makedonski Brod 2 17.9 0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0%
Negotinë 2 8.5 0 0.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0%
Pehçevë 1 20.0 0 0.0%
Vallandovë 1 8.4 0 0.0%

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 239,7 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, ndërsa në Prilep është 132,2/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Veles, Shtip, Koçan dhe Shkup (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

 

 

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 597 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 662 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 57,6/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 64,1/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 45 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 261 (20,7%), si dhe edhe incidencë më e lartë – 93,3/100.000. Tek personat mbi 60 vjet është regjistruar një incidencë  66,0/100.000 me 253 raste. Incidencë më e ulët, 21,8  dhe 20,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe 10-19 vjet, ku janë regjistruar 50, gjegjësisht 52 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.259)

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=1.259)

Nga rastet e raportuara, 21,2% (n=267) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (65%), kollë (53,6%), debulesë (33,7%), ethe (19,1%), dhimbje koke  (16,9%), dhimbje e fytit (15,8%), vështirësi në frymëmarrje (14,1%), ndërsa 34,6% ose 435  e personave janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 343 (27,2%)  kanë edhe sëmundje kronike, 227 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 68 janë me sëmundje kronike të mushkërive,70 janë me diabet, 17 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  57 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 131 (49,1%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 214 (17,0%)  raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 931(73,9%)  janë raste aktive, 272(21,6%)  persona janë të shëruar, dhe 56 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeje është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=39) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 10,2/100.000 banorë. Tek 43 (76,8%)  e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

94 (7,5%)  janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 742 (58,9%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 13.000 materiale, 1.231 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 6.283 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=13.000)

 

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 13.000 1.259
GJITHSEJ 8.772 1.055
ISHP- Virusologjia 292 18
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 287 17
Avicena (skrining) 533 29
Biotek (privat) 2.968 134
Klinika Zhan Mitrev (privat) 148 7

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Lëvizja   e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 21.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 2.397.217 (83.007 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 162.956 (5.109  të reja)

Numri i vendeve të prekura: 214

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.187.184 (38.143 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 106.342 (2.756 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 893.119 (34.869 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 42.686 (2.071 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 134.507 (069 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.685 (37 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 134.470 (5.037 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.185 (137 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 31.670 (2.094 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 1.341 (66 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 15.555 (795 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 704 (42 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup,22.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik

Të fundit