19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 10

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 723.732 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 34.000, ndërsa janë shëruar 151.833 persona.

– Mali i Zi informon për gjashtë raste të reja të të infektuarve me koronavirus, me çfarë numri i përgjithshëm është rritur në 91 persona.

– Japonia do të ndalojë hyrjen e të huajve të cilët vijnë nga SHBA-ja, Kina, Koreja e Jugut dhe pjesës më të madhe të Evropës me qëllim të parandalimit të përhapjes së epidemisë.

– Kina ka paraqitur 31 raste të të infektuarve të rinj me koronavirus, duke përfshirë edhe një transmision lokal, që është në rënie në krahasim me 45 të infektuar të rinj ditën paraprake. provinca Hubei, ku ishte vatra e parë e epidemisë, gjashtë ditë me radhë nuk ka raste të reja.

– Presidenti serb Aleksandar Vuçiq paralajmëroi vendosjen e masave më të ashpra, duke përfshirë edhe orën policore 24 orëshe.

– Në Slloveni deri më tani janë evidentuar 730 raste të të infektuarve, në Kroaci 715, ndërsa në Serbi 741. Në Bosnjë e Hercegovinë janë konfirmuar 323 raste, prej të cilëve gjashtë kanë vdekur.

– Administrata e qytetit të Nju-Jorkut mbrëmë bëri të ditur se nga virusi në qytet deri më tani kanë vdekur 776 persona, derisa në atë shtet federal amerikan ka gjithsej 1.026 raste të vdekjeve.

– Kapiteni i ushtrisë malazeze Branimir Vuleviq deklaroi se në izolim janë 98 ushtarë për shkaqe parandaluese, si dhe se deri më tani midis tyre nuk ka të infektuar. Ai informoi se 134 pjesëtarë të ushtrisë janë të obliguar për ruajtjen e Qendrës Klinike dhe objektet e dedikuara për karantinë, derisa më shumë se 50 kanë kryer dekontaminacion të njerëzve, automjeteve dhe mjeteve teknike materiale.

– Në Spitalin e përkohshëm, të vendosur në sallën e Panairit të Beogradit, dedikuar për infektuar me Kovid-19 me pasqyrë të lehtë klinike, dje janë pranuar pacientët e parë dhe deri në orën 20 janë vendosur 33 persona.

– Në Parkun Qendror të Nju-Jorkut në vijim është vendosja e spitali montues.

– Presidenti i Nigerisë Muhamed Buhari mbrëmë urdhëroi ndalesë të përgjithshme për lëvizje t popullatës në qytetet Abuxha dhe Lagos, pasi numri i të infektuarve në vend është rritur në 100 persona.

– Republika e Afrikës Jugore bëri të ditur se numri i të infektuarve është rritur për 93 për 24 orë, dhe tani arrin 1.280. Republika e AJ të premten vendosi karantinë 20 ditore për njerëz, e përkufizoi lëvizjen e popullatës, ndërsa më shumë firma nuk punojnë.

– Koreja e Jugut në mëngjesin e sotëm njoftoi për 78 të infektuar të rinj me koronavirus, derisa numri i të shëruarve është rritur për 195 dhe tani nga virusi në atë vend janë shëruar gjithsej 5.228 pacientë.

– Në Bullgari ka tetë raste të reja të koronavirusit, duke e rritur bilancin e përgjithshëm në 354 të infektuar. Prej tyre, 221 persona janë në Sofje. Janë hospitalizuar 127 persona, 13 janë intubuar, ndërsa 15 janë shëruar. ar/

Të fundit