19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 10:00

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri tani janë regjistruar 664,746 njerëz të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre 30,892 kanë vdekur, ndërsa 142,429 persona janë shëruar.

– Në shtetin federal amerikan Ilinois vdiq një foshnje e infektuar me koronavirus. Në Ilinois në 24 orët e fundit kanë vdekur 13 persona të infektuar me Kovid-19, ndërsa janë regjistruar 465 raste të reja. Në SHBA deri tani janë regjistruar 123,776 njerëz të infektuar, prej të cilëve 2.229 vdiqën, ndërsa 3,231 janë shëruar.

– Në Itali numri i rasteve të vdekjes si pasojë e Kovid-19 dje është rritur mbi 10.000, prejse vdiqën 889 njerëz. Në Itali 92,472 njerëz janë të infektuar me Kovid-19, ndërsa janë shëruar 12,384.

– Në Spanjë në 24 orët e fundit vdiqën 832 njerëz si pasojë e koronavirusit të ri, që është numri më i madh i rasteve të vdekjes për një ditë. Gjithsej kanë vdekur 5.690 persona.

– Në Francë 37.575 njerëz janë infektuar me Kovid-19 prej të cilëve 2.314 kanë vdekur.

– Në Japoni janë konfirmuar 68 raste të reja të Kovid-19, që është rritje rekorde ditore e personave të infektuar. Me atë numri i tërësishëm i njerëzve të infektuar u rit në 1.700, prej të cilëve 55 vdiqën.

– Në Austri dje për herë të parë nga fillimi i pandemisë është shënuar zvogëlim i të infektuarve nën 10 për qind. Sipas autoriteteve shëndetësore 8.122 njerëz janë pozitiv me Kovid-19, ndërsa 410 janë shëruar.

– Irlanda Veriore vendosi masa më rigoroze në luftën kundër koronavirusit të ri. Të gjithë qytetarëve u është ndaluar të dalin nga shtëpitë e tyre pa arsye, ndërsa do të mbyllen edhe lokalet dhe firmat, nëse nuk mbajnë llogari për sigurinë e të punësuarve. Në Irlandën Veriore dje vdiqën edhe dy persona, me çka numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes u rit në 34, ndërsa janë regjistruar 2.415 raste.

“Bashkëshortja e kryeministrit kanadez Xhastin Trudo, Sofi dje deklaroi se është shëruar nga koronavirusi i ri. Ajo më 12 mars ishte pozitive në Kovid-19, prejse u kthye nga Londra. Prej atëherë kryeministri i Kanadasë dhe familja e tij janë në vetizolim, por Trudo dhe tre fëmijët e tij nuk kanë simptoma. Në Kanada ka 5.616 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri, prej të cilëve 51 kanë vdekur, ndërsa 445 janë shëruar. sa/

Të fundit