19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja me Kovid deri në ora 10

Sipas të dhënave më të fundit, gjithsej 2.185,298 persona janë infektuar me koronavirusin e ri deri tani në të gjithë botën. Nga këto, 146.928 vdiqën dhe 553.323 u shëruan.

– Vdekja nga koronavirusi është më e zakonshme kur pacienti ka sëmundje të zemrës dhe demencë. Të dhënat e mbledhura në Britania e Madhe në mars sugjerojnë se personat me sëmundje të zemrës, të ndjekura nga demenca, pneumonia dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike, janë në rrezikun më të lartë të vdekjes nga Kovid-19.

Ish-avokati i presidentit amerikan Donald Tramp, Majkëll Kohen, do të lirohet nga burgu para kohe për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kohen do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit të tij, deri në nëntor të vitit 2021, nën arrest shtëpiak.

– Prefekti i Londrës, Sadik Kan kërko nga Qeveria britanike të ndryshojë udhëzimet për maska ​​për fytyrën, duke vlerësuar se qytetarët duhet t’i mbajnë ato.

– Nga sot në ora 15:00 deri nesër në ora 05:00 dhe nesër nga ora 15:00 deri të hënën në ora 05:00 ndalohet lëvizja në Republika Srpska.

– Në Shtetet e Bashkuara ka më shumë se 33,000 të infektuar të ri me koronavirus. Gjithsej 671.425 njerëz janë infektuar. Në 24 orët e fundit, 2,424 njerëz kanë vdekur në SHBA si pasojë e Kovid-19, dhe numri i të vdekurve është 32.286, raportoi CNN.

Autoritetet në Vuhan thonë se 1.290 njerëz kanë vdekur në këtë qytet, sipas statistikave, 50 për qind më shumë sesa raportohej më parë. Sipas të dhënave më të fundit, gjithsej 3,869 njerëz vdiqën atje, dhe me llogaritjet e reja, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është rritur, i cili tani arrin në 50.333 persona, raportoi Guardian.

– Një e treta e qytetarëve në vendet e G-7 kanë të ardhurat e tyre të zvogëluara për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kompania e hulumtimit të tregut Kantar komunikoi se 37 për qind e njerëzve thanë se kishin një rënie të të ardhurave dhe tetë për qind thanë se humbën të gjitha të ardhurat e tyre.

– Ekspertët shëndetësorë të Koresë së Jugut po studiojnë shpjegime të mundshme për numrin e vogël por në rritje të njerëzve që janë rikuperuar nga Kovid-19, por janë pozitivë në testimin e koronavirusit. Ata janë të prirur të mendojnë se bëhet fjalë për një rikthim. Koreja e Jugut deri më tani ka raportuar 141 raste të tilla.

– Policia në vendin Andover, Nju Xhersi gjeti 17 trupa në një morg të improvizuar në një nga shtëpitë më të mëdha kujdes të të moshuarve dhe të sëmurëve. Të 17-të personat që vdiqën ishin pjesë e 68 të vdekurve së fundmi në këtë objekt, 26 prej të cilëve kishin test pozitiv të koronavirusit. “Stafi ishte dukshëm i mbingarkuar dhe ndoshta nuk ishte i mjaftueshëm”, tha shefi i policisë lokale EriK Danielson.

– Shqipëria ka miratuar ndryshime në ligjin penal, sipas të cilit personat që shkelin karantinën ose izolimin e detyrueshëm dhe infektojnë të tjerët me koronavirus mund të marrin deri në tetë vjet burg.

“Studimi i fundit tregon se pacientët me koronavirus të cilët janë duke u trajtuar me medikamentin eksperimental remdesiver tregojnë shenja të shpejta të shërimit”, raportoi CNN. Pacientët që ishin pjesë e hulumtimit klinik kishin simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe temperaturë, por pas marrjes së ilaçit kanë qenë në gjendje aq të mirë sa janë lëshuar nga spitali për më pak se një javë. mb/

Të fundit