23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja në prokuroritë themelore është shqetësuese, mungojnë 82 prokurorë

Gjendja në Prokuroritë Themelore është shqetësuese sepse ato janë ato, që i prodhojnë ato lëndë të mbetura. Punojnë, por punojnë aq sa munden me numrin e prokurorëve që kanë. Në këtë moment kemi 162 prokurorë, nga 244 që janë të nevojshëm, që do të thotë 82 më pak, tha sot kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski.

Por, theksoi Jolevski, ky është një numër i madh dhe normalisht që tek qytetarët do të lind perceptimi se ata nuk janë përditësuar. “Në prokuroritë edhe ashtu në disa nuk ka asnjë prokuror, në disa një e në disa dy prokurorë. Pyetja është se sa mund të arrijnë të mbulojnë gjyqet, para së gjithash. Për këtë arsye shpalljen për zgjedhje e kemi shtyrë deri në janar, kur do të kemi një numër të saktë nga Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë”, tha Jolevski.

Prokuroria themelore publike Shkup, sipas Jolevskit, aktualisht ka numrin më të madh të prokurorëve dhe problemi është me të gjitha prokuroritë tjera. “Për këtë arsye ka pasur edhe vërejtje për presion ndaj prokurorisë së Shkupit nga ana e prokurorit të lartë. Ato lëndë duhet të përditësohen, sepse ne besojmë se prokuroria themelore e ka atë problem në zgjidhjen e lëndëve dhe normalisht gjysma e lëndëve në vend janë në territorin e Shkupit”, tha Jolevski.

Lidhur me rizgjedhjen e Mustafa Hajrullahut në krye të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, Jolevski tha se pret që trendi i përmirësimit, i cili filloi me kontrolle të shpeshta, të vazhdojë edhe në katër vitet e ardhshme, por do të duhet shumë punë dhe përpjekjet për të rregulluar ato situata. “Ne konstatojmë të gjitha negativet dhe dobësitë në raporte dhe bëjmë vërejtje të caktuara. Ju sot dëgjuat nga kolegët tuaj se ato vërejtje janë në tërësi e punës së Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, e cila mbulon pothuajse gjysmën e territorit të vendit”, tha Jolevski.

Lidhur me faktin se dy nga tre kandidatët kanë hequr dorë, Jolevski thotë se është vërtet për të ardhur keq që kemi vetëm një kandidat, që nuk mund të zgjedhim nga disa kandidatë, por nuk është faji ynë. “Kjo është me dëshirën e kandidatëve të regjistruar. Kolegu Shterjev e ka theksuar këtë. Por, lënia e prokurorive vetëm pa shefa vetëm e zgjat procedurën dhe krijon një problem tjetër më të madh. Asnjë nga ata që janë u.d të vendosur nuk bën hapa më radikalë për zgjidhjen e problemeve sepse është krijuar përkohësisht, ndaj të gjithë shmangin përfshirjen në angazhime më të mëdha sepse nuk e dinë se sa do të jetë kështu. Prandaj na duhen ato zgjidhje të përhershme, që të kemi mundësi”, tha Jolevski.

Të fundit