28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjermania dhe Franca kërkojnë që dialogu Prishtinë-Beograd të vazhdojë menjëherë

 

Ministrat e punëve të jashtme të Gjermanisë dhe të Francës, Hajko Mas dhe Zhan-Iv Le Drijan, bënë thirrje në vazhdim urgjent të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nën udhëheqjen e BE-së.

Qëllimi është që të arrihet marrëveshje e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe juridike obliguese mes Prishtinës dhe Beogradit, potencojnë ministrat duke theksuar se kjo nuk është koha për manovra politike.

Dy ministrat në tekstin e përbashkët të publikuar në “Blic”-in e Beogradit dhe “Koha Ditore” të Prishtinës, thonë se janë të vendosur t’i largojnë të gjitha barrierat mes Prishtinës dhe Beogradit dhe theksuan se, pasi Mirosllav Lajçak e mori funksionin e përfaqësuesit special të BE-së për dialogut, është koha e ngritjes së sërishme të procesit.

Ministrat vlerësojnë se situata e pazgjidhur mes dy palëve mbetet faktor i destabilizimit për tërë Ballkanin Perëndimor, se ka rëndësi të sigurt për tërë Evropën, si dhe se e pengon shumë zhvillimin e nevojshëm ekonomik dhe avancimin politik.

Ata deklaruan se nga këto arsye vendet-anëtare të BE-së kanë emëruar njërin prej diplomatëve më ,me përvojë evropian, Mirosllav Lajçak, për përfaqësues special për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe potencojnë se Franca dhe Gjermania janë të gatshme t’i sigurojnë mbështetje të fuqishme politike, diplomatike dhe ekonomike.

Ministrat e potencuan nevojën nga angazhimi më i fuqishëm në ndërmjetësimin dhe vendosmërinë politike, që, siç thonë, mund të pritet që Mirosllav Lajçak dhe ekipi i tij, me mbështetje nga shefi i diplomacisë së BE-së, Zhozef Borel, si dhe nga Berlini dhe Parisi. fb/

Të fundit