28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjermania fillon me pagesën e drejtpërdrejtë të vetëpunësuarve dhe kompanive të vogla

Shtetet federale gjermane prej sot fillojnë të transferojnë para në llogaritë e kompanive të vogla, vetëpunësuarve, honorarëve dhe bujqve, të cilët janë prekur nga kriza e koronavirusit.

Qeveria e Berlinit dhe krahinat federale arritën marrëveshje me të cilën do të mundësojnë subvencione financiare për persona pa punë të rregullt dhe kompanitë e vogla.

Marrëveshjen e konfirmuan ministritë e Ekonomisë dhe Financave dhe me këtë do t’u mundësohet krahinave federale qasje në fondin e vlerë prej 50 miliardë eurosh.

Programi për ndihmë shtetërore ka për qëllim t’u ndihmojë grupeve të cilët e kanë të vështirë të marrin hua dhe nuk janë përfshirë me masat për siguri financiare.

Që të kualifikohen për ndihmë, kompanitë duhen të dëshmojnë se kanë qenë financiarisht të shëndosha para krizë. sn/

Të fundit