Gjermania, Franca bëjnë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës - Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

Gjermania, Franca bëjnë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës

Gjermania dhe Franca bënë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës dhe për zgjedhjen e presidentit, sapo të finalizohen rezultatet e zgjedhjeve.

Në një postim në Twitter, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha po ashtu se dy vendet “i urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatin zgjedhor”, transmeton REL.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Vjosa Osmani ka qenë kandidate e listës së Vetëvendosjes për presidente.

Rezultatet janë ende preliminare, pasi kanë mbetur pa u numëruar votat nga diaspora, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Kosova është me ushtruese të detyrës së presidentit, zonjën Osmani, qysh në nëntor, kur Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.

Javën e kaluar, edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje partive fituese në Kosovë, që të formojnë Qeverinë “shpejt dhe me efikasitet”.

Related posts

Kompania amerikane pretendon se ka vaksinë kundër koronavirusit të ri

Televizioni Koha

Shpërndarja e Kuvendit më 11 shkurt 2020

Televizioni Koha

Investim i parë me vlerë prej 6.000.000 denarësh, nuk do të jetë i pari dhe i fundit për Çegranin

Televizioni Koha

Leave a Comment