20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjermania i dhuron Mqedonisë së Veriut aparate për frymëmarrje

Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë i ka dhuruar tetë aparate për frymëmarrje Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut në mbështetje të klinikave maqedonase, kumtoi ambasada gjermane në Shkup.

Ky donacion është me iniciativë të Qeverisë Federale gjatë presidencës gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian, për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në përballjen e pandemisë Kovid-19.

Vlera e përgjithshme e donacionit është rreth 233.000 euro dhe u zbatua përmes Agjencisë Federale Gjermane për Mbrojtjen Civile THW. bs/mb/

Të fundit