28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjermania kërkon krah pune nga Ballkani Perëndimor, deri në 2023

Këshilli Federal i Parlamentit Gjerman (Bundesrat) ka miratuar një zgjatje të të ashtuquajturit rregull për Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit qytetarët e rajonit ende mund të vijnë për të punuar në Gjermani.

Kjo do të thotë që qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë, pavarësisht nga kualifikimet e tyre zyrtare, do të jenë në gjendje të vijnë në Gjermani deri në vitin 2023 për punë.

Risia është se po futet një kuotë vjetore prej 25,000 personash.

Sipas qeverisë gjermane, ka një kërkesë të lartë për punë nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht në industrinë e ndërtimit.

Agjencia Federale e Punës gjithashtu duhet të pajtohet me këtë, duke kontrolluar nëse ka gjermanë apo punëtorë nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian për vendin e lirë të punës, dhe nëse kushtet e punës janë të njëjta me ato të qytetarëve gjermanë.

Vitin e kaluar, 27,259 viza u lëshuan si pjesë e projektit të Ballkanit Perëndimor, por agjencitë e punësimit miratuan më shumë se 62,000 vende pune.

Ndonjëherë, megjithatë, viza pritej për një kohë të gjatë.

Të Gjelbrit kritikuan kufirin e sipërm të futur rishtas, sepse “megjithëse është e qartë se ekziston një nevojë reale dhe kufiri i sipërm i futur artificialisht nuk mund të justifikohet”.

Nevoja më e madhe për punë është, si më parë, në industrinë e ndërtimit, logjistikën dhe transportin, raporton Deutsche Welle.

Të fundit