18/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjermania ndalon takimet publike të më shumë se dy personave

Gjermania do të ndalojë takimet publike të më shumë se dy personave, përveç nëse do të punojnë për ngadalësimin e përhapjes së coronavirusit, tha të dielën kryeministri i shtetit të Rhine-Westphalia.

“Rreziku qëndron në bashkëveprimin e drejtpërdrejtë shoqëror”, tha kryeministri i shtetit Armin Laschet, duke shtuar se qeveria federale dhe shtetet e rajonit kishin rënë dakord për rregullat më të rrepta, shkruan The Guardian.

Zyrtarët janë duke u përgatitur për të vënë në dispozicion edhe 150 miliardë euro të tjera, për të ndihmuar vendin të përballet me coronavirusin, transmeton Telegrafi.

Plani i buxhetit, përfshin masa për të ndihmuar kompanitë të mbijetojnë në recesionin e afërt dhe të sigurojë miliona vende pune dhe pritet të miratohet të hënën.

“Ne kemi një sfidë të madhe përpara nesh”, tha Olaf Scholz, ministri i financave.

Kujtojmë që deri më tash Gjermania ka 94 të vdekur nga COVID-19, dhe mbi 24 mijë të infektuar. /Telegrafi/

Të fundit