23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjermania planifikon aplikacion për ndjekje të infektimit nga Kovid-19

Gjermania shpreson se do të fillojë me zbatimin e aplikacionit për celularë të mençur në javët e ardhshme që të ndihmojë në zbulimin e infektimit me koronavirus, prejse u paraqit konsensus i përhapur politik se miratimi i modelit që e filloi Singapori mund të jetë efikas pa e prekur privatësinë e njerëzve.

Gjermanët kanë dyshime të thella në lidhje me kontrollin digjital, ndërsa shfrytëzimi i të dhënave për lokacionin e celularëve të mençur individual për ndjekje të përhapjes së pandemisë do të ishte ilegale sipas ligjeve kombëtare dhe të BE-së për privatësinë, lajmëruan mediat lokale.

Debati urgjent, megjithatë, solli deri te marrëveshja në suaza të palëve që u pajtuan se do të ishte e pranueshme dhe në interes të ndiqet “shtrëngimi i duarve” mes celularëve të mençur nga afërsia e drejtpërdrejtë përmes Blulut.

Kjo do të ngjante me aplikacionin Trace Together në Singapor, e cila e përshkruan historinë e mëparshme të kontakteve të tilla të pajisjes. Nëse pronari i celularit të mençur është pozitiv në testin Kovid-19 të dhënat mund të ndërmerren që të mund ekipet për kontakt më shpejtë të kontaktojnë me të tjerët në rrezik.

“Jemi të bindur se do të mund ta publikojmë vendimin në javët e ardhshme”, kumtoi Instituti për telekomunikime Fraunhofer.

Ky është një nga institutet gjermane për hulumtim të aplikuar. Shtojnë se bashkëpunojnë me të tjerët përreth Evropës që të zhvillojnë aplikacion që do të mundësojë afërsi dhe kohëzgjatje të kontakteve mes njerëzve të ruhen dy javë në celularët anonim dhe pa shfrytëzim të të dhënave për lokacionin. sa/

Të fundit