29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjermania prej sot hap dyert për punëtorë të kualifikuar, a do të zbrazet Ballkani

Gjermania prej sot hap dyert për punëtorët e kualifikuar, të cilët shumë lehtë dhe përmes procedurave të thjeshtësuara do të mund të gjejnë dhe hyjnë në punë.

Sot me 1 mars të 2020-së ka hyrë në fuqi Ligji gjerman për Fuqinë Punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e tyre nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Sipas Ligjit, për herë të parë mund të vish në Gjermani edhe me një vizë gjashtë mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë. Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë. Ministria gjermane e Punëve të Jashtme me anë të një video ka treguar se ka hapur zyrën e re që do t’ju ndihmojë aplikuesëve që ta marrin një vizë më të shpejtë.

Çfarë është ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe çfarë ka ndryshuar?
Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë më lehtë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë. Përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë/universitare vazhdojnë të mbeten të vlefshme. Gjithsesi për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane. Për punëkërkuesit me kualifikim të pamjaftueshëm, ose kualifikim profesional që nuk njihet në Gjermani, vlejnë edhe më tej rregullat e deritanishme.

Kush konsiderohet si fuqi punëtore e kualifikuar sipas ligjit të ri?

Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional që njihet në Gjermani. Punësimi është i mundur vetëm në atë profesion për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar dhe njihet, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe dy-tre-vjeçare të arsimit profesional.

Ç’duhet të bëj që të mund të marr një vizë për nisje të punësimit si punonjës i kualifikuar në Gjermani?

Së pari duhet të njihet kualifikimi dhe më pastaj të parashtrohet kërkesa për vizë. E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Punëkërkuesit e kualifikuar duhet të fillojnë këtë procedurë me kohë. Këtë mund ta bëjnë edhe para hyrjes në fuqi të rregullave të reja, në mars të vitit 2020. Sapo të merrni njoftimin zyrtar për njohjen e kualifikimit dhe keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni si fuqi punëtore e kualifikuar për vizë, në mënyrë që të shkoni në Gjermani dhe të ushtroni veprimtarinë profesionale për të cilën jeni kualifikuar. Nëse keni një diplomë të kualifikimit profesional së paku dy-vjeçare, apo diplomë universitare të lëshuar nga një shkolle/universitet gjerman, atëherë nuk është e nevojshme nisja e procedurës për njohjen e diplomës. Ambasada i aktualizon rregullisht informatat në faqen e saj të internetit dhe me kohë do të publikojë informata të tjera lidhur me procedurat e vizave.INA

Të fundit