Gjermania pritet t’i mbyllë kufijtë për 4 shtete, frikë nga variantet e reja të virusit - Tv Koha
Botë Lajmi i Ditës

Gjermania pritet t’i mbyllë kufijtë për 4 shtete, frikë nga variantet e reja të virusit

Gjermania është duke planifikuar që t’i mbyllë kufijtë për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe, Portugalia, Brazili dhe Afrika Jugore për shkak të frikës nga përhapja e varianteve të reja të koronavirusit.

Nisma e Berlinit erdhi pas takimit të ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të BE-së, të cilët diskutuan për një qasje më të koordinuar rreth kufizimeve për udhëtimet ndërkombëtare, shkruan The Guardian.

“Për ta mbrojtur popullatën tonë, nuk duhet të ketë hyrje nga rajonet ku këto variante të virusit janë shfrenuar”, tha të enjten ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, duke shtuar se masat e reja janë duke u diskutuar në Berlin.

Sipas tij, Gjermania synon që të vazhdojë përpara me planin e saj, edhe nëse vendet e BE-së nuk pajtohen për masa të ngjashme në tërë bllokun. “Ne nuk mund të presim shpejt një zgjidhje evropiane që i përmbush të gjitha pritjet tona, prandaj po përgatisim masa kombëtare”, shtoi ministri gjerman.

Sidoqoftë, Bashkimi Evropian duket se është i interesuar që ta shmangë mbylljen e kufijve nga shtetet veç e veç, siç ndodhi gjatë valës së parë të pandemisë pranverën e kaluar, me ç’rast u shkaktua kaos në ekonomi dhe udhëtime.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Miche, javën e kaluar tha se qeveritë e vendeve të BE-së janë plotësisht të bindura që kufijtë e brendshëm të bllokut duhet të mbeten të hapur, por gjithashtu besojnë se duhet të mundësohet që të kufizohen udhëtimet jothelbësore, kur është e nevojshme.

Related posts

Ulet niveli i Liqenit të Ohrit dhe Dojranit

Televizioni Koha

Filipçe: Nuk është koha për hapjen e kopshteve

Televizioni Koha

Itali, Kovid-19: Mjekët janë në fund me forcat, edhe vetë po sëmurën

Televizioni Koha

Leave a Comment