29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjermania “STOP” hyrjes së qytetarëve të Ballkanit dhe vende jo anëtare të BE-së më 15 qershor

Gjermania do të hap kufijt dhe do të heq ndalesat më 15 qershor për qytetarët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, Britanisë së Madhe, Islandës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Zvicrës.

Por kësaj dite nuk do t’i gëzohen qytetarët që nuk janë nga vendet e BE-së, ka bërë të ditur një burim nga Qeveria gjermane.
Për të gjithë vendet joanëtare kufijt gjerman do të jenë të hapur më 31 gusht, pasi që deri atëherë planifikohet të ketë ndalesë, si metodë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Sipas një raporti të përcjellur nga “Rojters”, Qeveria Gjermane pritet që nesër të konfirmojë këtë vendim.

Kjo nënkupton se vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia, etj nuk do të mund të udhëtojnë për në Gjermani deri në fund të gushtit. Por, megjithatë vendimi zyrtar pritet që sot të konfirmohet nga ana e Qeverisë Gjermane.

Vendimi zyrtar pritet të merret sot (e mërkurë) nga qeveria gjermane. Ministri i Jashtëm, Heiko Mass, kishte shpallur masat kufizuese për 200 shtete të botës nga 16 marsi, kur kishte shpërthyer koronavirusi.

Javën e shkuar, Berlini vendosi të heqë kufizimin për udhëtimeve nga 15 qershori për disa vende evropiane. Kjo përfshinte 26 shtetet e Bashkimit Evropian, dhe Britaninë, Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtejnin.

Për më shumë se 160 shtete të tjera masat kufizuese do të zgjasin deri më 31 gusht. Kriteret për të gjykuar sigurinë e shteteve të tjera do të përfshijnë: Numrin e rasteve me infeksion, performancën e sistemeve shëndetësore, kapacitetet e testeve, rregullat e higjienës dhe kufizimet për hyrje në ato shtete.

Deri tash në Gjermani janë regjistruar rreth 185 mijë persona të infektuar me COVID-19. Kanë vdekur 8736

Të fundit