12/08/2022
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjithsej 3.486 raste aktive , nuk pritet fluks më i madh në spitale

Numri i tërësishëm i personave të diagnostifikuar në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 8.197 persona, prej të cilëve për momentin aktive janë 3.486, prejse dje ishin regjistruar 88 raste të reja prej gjtihsej 973 testimeve.

Numër më të madh të rasteve aktive ka në Shkup – 1.788 persona, pastaj në Kumanovë – 194 dhe Dibër 151.

Nga komunat e Shkupit me numër më të madh të rasteve aktive është Çairi – 302, pastaj Aerodromi – 162 dhe Buteli – 135.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk pret fluks më të madh të pacientëve nëpër spitale dhe theksoi se trendet ende janë në drejtim të pothuajse përqindjes së njëjtë të rasteve të sapodiagnostifikuara nga numri i tërësishëm i testimeve ose përqindja e pacientëve të hospitalizuar nga numri i tërësishëm i rasteve të reja.

“Kapaciteti nëpër spitale po menaxhohet mirë edhe në lidhje me kuadrin e rotacionit dhe në lidhje me shtretërit e lirë”, ka informuar dje Filipçe gjatë vizitës së Shtëpisë shëndetësore në Sveti Nikollë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 123 pacientë, me çka numri i pacientëve të shëruar deri tani është 4.326, ndërsa kanë vdekur tre persona, me çka numri i tërësishëm i të vdekurve është 385.

Gjithsej janë hospitalizuar 92 pacientë. Në mbështetje të oksigjenit janë 52 pacientë, ndërsa nuk ka asnjë pacient të aparat respirator.

Në 16 komuna do të formohen “Kovid-qendra” rajonale në suaza të përgatitjeve për valë eventuale në vjeshtë të KOVID-19. Qëllimi është të sigurohet trajtim përkatës dhe triazh për pacientët pozitiv ose të dyshuar me KOVID-19, pa kompromentuar punën e rregullt të spitaleve dhe shëndetin e pacientëve tjerë.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 23 pacientë të rritur pozitiv të Kovid-19, pesë fëmijë pozitivë dhe një fëmijë i ndjeshëm ndaj virusit.

Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej 88 pacientë janë hospitalizuar, në spitalin në Manastir – 28 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip – 54. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar dhe Strumicë janë hospitalizuar 110 pacientë – pozitiv dhe të dyshimtë me Kovid-19. sa/

Të fundit