19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjoba për katër prodhues të bukës nga 300.000 denarë

Tri persona juridikë janë gjobitur nga 300.000 denarë për shkak se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka konstatuar se e shesin bukë që duhet të kushtojë 33 denarë për çmim më të lartë. DPI është edhe sonte nën kontrollin e prodhuesve të bukës, të cilët duhet të respektojnë vendimin e qeverisë për ngrirjen e çmimit.

– Në këto kontrolle janë bërë katër procesverbale me konstatuar parregullsi, janë shqiptuar gjoba prej mbi 300.000 denarë. Gjobat janë shumë të larta, sipas ligjit për tregtinë dhe ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, që variojnë nga 500 deri në 10 mijë euro për person juridik ose nga 50 deri në 500 euro për personin përgjegjës. Kishte një situatë ku buka nuk ishte me çmimin e ngrirë, gjegjësisht ishte mbi 33 denarë, tha sonte Alexandra Koteli nga DPI.

Tri nga shkeljet janë në Shkup dhe një në Kumanovë.

Të fundit