03/12/2023
3.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjuha e urrejtjes vazhdon të jetë e pranishme në Maqedoninë Veriut

Gjuha e urrejtjes vazhdon të jetë e pranishme në Maqedoninë e Veriut dhe e njëjta nuk sanksionohet.

Kështu thotë kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska, e cila shton se ka trend negativ kur bëhet fjalë për kallëzimet penale kundër gjuhës së urrejtjes.

Propozohet hartimi i një dispozitë të re pikërisht për gjuhën e urrejtjes.

“Gjuha e urrejtjes në Maqedoni edhe më tej nuk sanksionohet….E dini, ne vërejmë trend negativ kur bëhet fjalë për kallëzimet penale, pjesa më e madhe, pothuajse asnjë nuk është pranuar nga ana e prokurorisë publike. Sipas kësaj, edhe pse ne vazhdimisht flasim për këtë dukuri, duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë, duhet të përforcojmë mekanizmat që duhet të na ndihmojnë në luftën kundër gjuhës së urrejtjes”, tha Uranija Pirovska Komiteti i Helsinkit.

“Propozimi përmes analizës tonë është hartimi i një dispozitë e re për gjuhën e urrejtjes, ndoshta një emërim të qartë të mandatit të komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, një mandat eksplicit për gjuhën e urrejtjes dhe më tej përpunim të zgjidhjes ligjore që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes në internet, që do të jenë në drejtim të aktit të shërbimeve dixhitale të Bashkimit Evropian”, u shpreh Elena Mihajllova, Fakulteti i Drejtësisë.

Të fundit