29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykata e Apelit ia zvogëloi dënimin Jankullovskës për rastin “Tank” në katër vjet

Gjykata e Apelit Shkup pjesërisht i ka pranuar ankesat e së akuzuarës Gordana Jankullovska për lëndën “Tank” në mënyrë që e ndryshoi aktgjykimin e shkallës së parë në pjesën e vendimit për dënimin dhe të akuzuarën e dënoi me katër vite burg.

Gjykata e Apelit Shkup në pjesën tjetër, aktgjykimin e shkallës së parë në tërësi e konfirmoi.

“Duke vepruar sipas lëndës penale KOKZH-46/18, në opinion i njohur si ‘Tank’, pas seancë së mbajtur publike, Gjykata mori vendim me të cilin ankesat e së akuzuarës Gordana Jankullovska nga Shkupi pjesërisht i pranoi në mënyrë që e ndryshoi aktgjykimin e shkallës së parë në pjesën e vendimit për dënimin dhe të akuzuarën e dënoi me 4 (katër) vjet burg”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Nga Gjykata e Apelit informojnë se vendimi i tillë do të publikohet në tërësi në ueb faqen e gjykatës në afat të përcaktuar me Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e dënoi ish ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska me gjashtë vjet burg për furnizim të ‘mercedesit’ luksoz në procedurë të ndarë për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike. bsh/

Të fundit