20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykata e Hagës “me dorë të hekurt” mbi UÇK, konfirmohet aktakuza e Kadri Veselit

Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit i është konfirmuar aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specializuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, unë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrahur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces“, thuhet në një deklaratë të zotit Vesli që u shpërnda nga partia e tij.

Pak më parë i është konfirmuar aktakuza edhe shefit të grupit parlamentar të VV Rexhep Selimit, si dhe dje iu bastis shtëpia ish-kryetarit të kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Muajt e fundit dhomat penale të gjykatës speciale në Kosovë kanë iniciuar një seri procedurash hetimore ndaj ish- funksionarëve të UÇK-së duke marrë në pyetje fillimisht preidentin Hashim Thaçi.

Më 24 shtator EULEX arrestoi Salih Mustafën, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën akuzat për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Zoti Mustafa i mohoi këto akuza në një paraqitje para gjykatës më 28 tetor./oranews/

Të fundit