17/04/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykata ende nuk ka kërkuar nga SPB arrestimin e Boban Iliç!

Edhe pse vendimi i Gjykatës Themelore të Kumanovës u mor dje pasdite, që i dënuari Boban Iliç duhet të shkoj menjëherë në burg, ky vendim ende nuk ka arritur në SPB-Kumanovë për dërgimin e tij me forcë prapa grilave të burgut K’shanje.

Kontradiktat e Gjykatës së Kumanovës vazhdojnë me rastin Almiri, duke prolonguar fillimisht vuajtjen e dënimit të Bobanit për tre muaj, për të shfuqizuar vendimin nga Këshilli Penal po i kësaj gjykate, duke i dhënë të drejtë Prokurorisë së Kumanovës që të gjithë të dënuarit në rastin e Almirit të fillojnë menjëherë me burg efektiv. Nga MPB thonë se ende në polici nuk ka arritur një kërkesë për fletarrest, dhe pritet që si Iliç ashtu edhe tre pjesëtarët e familjes Aliu të paraqiten vetë në burg. Kjo end nuk ndodhi, thonë nga Drejtoria e burgut të Kumanovës./ALSAT

Të fundit