20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut: Lube Boshkoski nuk ka pasur gjykim të drejtë

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut sot vendosi se ish-ministrit të Punëve të Brendshme Lube Boshkoski i janë shkelur të drejtat e gjykimit korrekt dhe të ftojë dhe të marrë në pyetje dëshmitarë gjatë procesit gjyqësor kundër tij, pas akuzës për financim të paligjshëm të partisë së tij, Të bashkuar për Maqedoninë gjatë zgjedhjeve në vitin 2011.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s, Gjykata lidhur me padinë e Boshkoskit kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut konstaton edhe se gjatë tërë gjykimit ka pasur “mungesë të drejtësisë” në pajtim me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut, për shkak se aktvendimet t’i paguhen 4.500 euro për dëme jomateriale dhe 1.220 euro për shpenzime.

Boshkoski në padi ka theksuar se me procedurat e veçanta për marrjen në pyetje të dëshmitarit mbrojtës janë shkelur të drejtat e mbrojtjes së tij dhe se mbajtja e tre seancave pas dyerve të mbyllura paraqet shkelje të të drejtave për mbajtjen e debatit publik. fb/

Të fundit