24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykata Kushtetuese e hoqi regjimin e veçantë për lëvizje për pensionistët dhe të miturit

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme solli vendim për ndërprerjen e realizimit të akteve ose veprimeve të veçanta të cilat janë marrë në bazë të Vendimit për regjim të veçantë të lëvizjes për më të rinjtë se 18 vjet dhe më të moshuarit se 67 vjet. Me këtë, këta persona do të mund të lëvizin si edhe qytetarët tjerë, prej orës 5 deri në orën 19.

Deri më tani më të moshuarit mund të dilnin vetëm në periudhën prej orës 5 deri në orën 12, ndërsa të miturit prej orës 13 deri në orën 19. Qeveria e solli këtë Vendim me qëllim që të ndahen këto dy grupe të qytetarëve.

Në seancën e sotme Gjykata nuk filloi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit me fuqi ligji për çështje që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve, si dhe të Dekretit me fuqi ligji për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjykatësit kushtetues filluan procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Dekretit me fuqi ligji për zbatimin e ligjit për procedurat tatimore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe sollën vendim për ndërprerjen e akteve dhe veprimeve të veçanta që janë ndërmarrë në bazë të Dekretit kushtetutshmërinë e të cilit e vlerëson sipas nenit 27 paragrafi 1 i Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në seancën e sotme Gjykata e hodhi poshtë Dekretin me fuqi ligji për nëpunësit e prokurorisë publike, hetuesit dhe të punësuarit e tjerë në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Veprave Penale që kanë lidhje ose që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe për financimin e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Veprave Penale që kanë lidhje ose që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe shfuqizoi vendimin për ndërprerjen e realizimit të akteve dhe veprimeve të veçanta të cilat janë ndërmarrë në bazë të dekretit kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e të cilit e vlerëson.

Gjykatësit, siç qëndron në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Gjykatës, e kanë anuluar vendimin sa i përket kushtetutshmërisë së Ligjit për të drejtat e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe familjes së tij pasi të kalojë funksioni (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.46/2004, 109/2006 dhe 157/2007) dhe Dekretit me fuqi ligji për zbatim të Ligjit për tubime publike gjatë gjendjes së jashtëzakonshme (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.71/20) për ndonjë nga seancat e ardhshme. fc/

Të fundit