28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykata Kushtetuese ka formuar lëndë për të punësuarit në PSP, nuk ka formuar lëndë për vendimin qeveritar për para për institucionet e arsimit të lartë

Pas informatave të publikuara nga disa mediume, Gjykata Kushtetuese informoi se nuk ka formuar lëndë për vlerësim të Qeverisë për ndarje të mjeteve në të holla për disa institucione të arsimit të lartë në vend, e as deri më tani nuk është parashtruar iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe legjitimitetit të tij.

“Lidhur me Dekretin me fuqi ligjore i cili ka të bëjë me të punësuarit në PSP, informojmë se është formuar lëndë pas iniciativës së parashtruar paraprakisht nga një parti politike. Deri më sot, rreth kësaj lënde nuk është caktuar seancë në të cilën do të shqyrtohej e njejta. Njëkohësisht theksojmë se për Gjykatën Kushtetuese është e papranueshme paraprakisht të spekulojë me epilogun e cilës do lëndë”, kumtoi Gjykata Kushtetuese.

Gjykata u bën thirrje mediumeve se mund t’ua parashtrojnë pyetjet e tyre zëdhënësit të Gjykatës apo përmes postës elektronike në mejlin që është publikuar në faqe, me qëllim që të merren informata të sakta dhe të besueshme. ab/shk/

Të fundit